Reshjet, probleme në Vlorë e Durrës

23/11/2010 08:50

Moti i keq përfshiu edhe qytetin e Durrësit e atë të Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve, si dhe ndërprerje disa orëshe të energjisë elektrike në zona të ndryshme.

Rrebeshet e vazhdueshme të shiut kanë cuar në përmbytjen e mjaft rrugëve dhe izolimin e përkohshëm të kateve të para, ndërsa rrëzimi i pemëve ka vënë në rrezik edhe jetë njerëzish.

Manovrimi në kohë i drejtuesit të një furgoni ka shmangur rënien e një peme mbi automjetin e mbushur me njerëz në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, pothuajse të gjitha rrugët e Vlorës kanë qenë të pushtuara nga uji. Edhe shtëpitë nuk i kanë shpëtuar përmbytjes nga reshjet e djeshme. Mungesa e energjisë elektrike ndërpreu dhe punën e hidrovorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta