Rama: Berisha presion bashkive

23/11/2010 16:00

Sali Berisha ka nisur presionin ndaj bashkive socialiste duke përdorur të gjitha metodat,  për të bërë të tijin pushtetin vendor në zgjedhjet e 8 majit.

Kete kane deklaruar drejtuesit e bashkive, qe denoncojne ashper shkaterrimin e investimit ne bashkine e Korces apo bllokimin me qellim te trafikut nje dite me pare  ne Tirane .

“Pse tirane sot nuk eshte bllokuar? Një ditë më parë Tiranën e bllokoi Lule-Saliu, ai që shkatërroi investimin për qendrën e re të Korcës, ka bllokuar Elbasanin, Beratin, Patosin, qytete që mirëqeverisen nga socialistët”, thotë kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Kryebashkiaku u shpreh per qajse antishqiptare te kryeministrit Berisha dhe oborrit te tij qe sipas tij vota e qytetareve do t’i jape ndeshkimin e merituar

“Arsyeja kryesore pertej faktit se ka perpara nje fushate te humbur per te pushtuar qytetet e Shqiperise eshte fakti se Sali Lulja dhe gjithe oborri eshte ngritur mbi vjedhjen e zgjedhjeve dhe qëndron ne kembe mbi vetedijen se popullit do t’ia marr voten edhe nese populli nuk ia jep”, tha Rama.

Duke folur per nje sitem te korruptuar, antidemokratik kryetari i bashkise se Tiranes akuzoi se Sali Berisha kerkon te ricikoje pushtetin nepermjet parase dhe nga pushteti te gjeneroje para duke llogaritur fitmin prej 23 milion euro qe sipas Rames futen ne xhepin ekryeministrit vetem nga kasat fiskale. Rama u kerkon krereve te bashkive te mos bien pre e presionit e te mos shuajne driten e shpreses te qytetareve qe i kane votuar.

“Na deshen, na mbeshteten na votuan, por nuk na zgjodhen dot për shkak të atyre që na grabitën votën. Ne duhet të sillemi si e vetmja shprese duke u treguar driten ne fund te ketij tuneli. Berisha e ka humbur arsyen dhe ben nje pune te turpshme qe eshte lufta ndaj opozites”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA