Pike River, prishet roboti që hyri në minierë

23/11/2010 12:55

Përpjekjet për të shpëtuar 29 minatorët e bllokuar në një minierë qymyri në Zelandën e re kanë dështuar sërish.

Roboti i dytë që ka hyrë në minierën e Pike River për të transmetuar pamje nga thellësia e tokës është prishur papritur.

29 minatorët janë bllokuar që prej ditës së premte, pas një shpërthimi të fuqishëm, pamjet e të cilit janë transmetuar nga telekamera e sigurisë.

Shefi i policisë Howard Broad ka deklaruar se shpresat për të shpëtuar të gjallë minatorët sa vijnë e zbehen.

Top Channel