Obot, përmbytja e pestë

23/11/2010 15:35

Nënshkodra është përfshirë sërish nga përmbytje, shkarkimet që po bëhen nga hidrocentrali i Vaut të Dejës me rreth 900m 3 në sekondë dhe prurjet e lumit Kir dhe Buna kanë shkaktuar përmbytje masive në fshatin Obot.

I gjithe fshati eshte i rrethuar nga uji, ne brendesi te zonave te banuara uji ka arritur mbi nje meter, rruga nacionale eshte e pakalueshme dhe menyra e levizjes per banoret eshte nepermjet varkave.

Nga banoret e fshatit Obot ne Shkoder vijne raportime qe kane te bejne me nje situate tepe te veshtire qe po kalojne pa asnje lloj ndihme. Ata po perjetojne per te disaten here kete vit permbytjet e medha te cilat u kane shkaterruar te mbjellat por u kane bere dhe deme te medha ne banesat e tyre.

Vazhdimi reshjeve do te shtoje me tej nivelin e ujrave dhe zgjerimin e zones se permbytur. Disa muaj me pare fshati Obot u be simboli nje permbytje qe perfshiu dhjetëra mije hektare toke ne zonen e Nenshkodres shume fshatra dhe banesa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA