Mourinho: Falë Zotit nuk jam modest

23/11/2010 12:50

“Falenderoj Zotin që nuk jam modest”. Është ky titulli i një interviste të gjatë që Jose Mourinho ka dhënë për revistën prestigjoze “France Football”.

Trajneri i Real Madrid ripërshkon etapat e karrierës së tij duke nënvizuar se “vendbanimi i tij natyral” është futbolli anglez dhe se në Angli dëshiron të mbyllë karrierën.

Ndërsa përsa i përket Inter, Mou është shprehur se ka menduar të ndërtojë një ekip me dy fytyra.

“Një për të fituar kampionatin dhe një për të fituar Champions. Edhe i kemi fituar”, është shprehur portugezi.

Top Channel