Moti i keq, përmbytje edhe në Lushnje

23/11/2010 00:15

Shirat që shoqëruan vendin tonë pasditen e hënë kanë shkaktuar shumë dëme në rrethin e Lushnjes. Në qytet shumica e rrugëve u bllokuan dhe qarkullimi i makinave u bllokua. Situata më veshtirë ishte në komuna, siç ishte ajo e Remasit dhe e Gradishtës.

Në komunën Remas në fshatin Gurë janë të përmbytura rreth 150 familje. Dëmet janë të pallogaritëshme, shumica e banesave u mbushën me ujë ku niveli arriti deri në 1.5 metër. Veç orendive shtëpiake dëme pati dhe në bagëti e shpendë në bazën ushqimore etj.

Sipas banorëve të kësaj zone veç shiut të fuqishëm, problem janë dhe kanalet anësore të cilat janë pa pastruar.

Ndërsa në komunën Gradishtë konkretisht në fshatin Këmishtaj situata është më e vështireë ku numri i banesave të izoluara nga uji është rreth 250.

Banorët kanë dalë jashtë. Ata fajësojnë firmat ndërtuse të cilat kanë ndërtuar rrugën dhe kanë bllokuar kanalet.

Nga ana e pushtetit lokal asnjë përfaqësuese nuk ka ardhur për të parë gjendjen e këtyre banorëve. Energjia elektrike në shumë nga këto fshatra mungon.

Përsa i përket tokave bujqësore sipërfaqa është tepër e madhe. Me qindra hektarë të mbjella gjenden nën ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA