Milan, Ronaldinho sërish në pankinë

23/11/2010 19:20

Pritej të ndodhte, tani është zyrtare: edhe ndaj Auxerre Ronaldinho do të qëndrojë në pankinë.

Trajneri kuqezi, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur formacionin e Milanit për ndeshjen e sotme: Ibrahimoviç do të luajë me Robinho në sulm.

Në mesfushë do të luajnë treshja e shkatërruesve: Gattuso, Ambrosini dhe Flamini, me Seedorf prapa dy sulmuesve.

Në mbrojtje: Abate, Nesta, Thiago Silva dhe Zambrotta.

Abiatti do të jetë gardiani i portës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA