Një mashtrues që hiqej si një negociator i talebanëve ka mbajtur bisedime sekrete me autoritetet afgane.
Autoritetet kujtuan se po bisedonin me Mullah Akhtar Mohammed Mansour, një lider i rëndësishëm i guerrilasve.
Por ai nuk ishte as një anëtar i lëvizjes së talebanëve, njofton “New York Times”, që ka zbuluar dhe historinë.
Sipas gazetës, që iu referohet burimeve diplomatike, pasi mori shumë para nga zyrtarët, mashtruesi u zhduk.
Presidenti afgan Hamid Karzai ka mohuar lajmet se është takuar me personin në fjalë.
Ai thuhet se kishte ardhur nga Pakistani, nga vendi ku ndodhet edhe baza e lidershipit të guerrilasve dhe ka mbajtur tre takime me zyrtarët e qeverisë.
Mashtruesi kishte fluturuar për në Kabul me një avion të NATO-s dhe ishte dërguar më pas në pallatin presidencial për të takuar presidentin Karzai, kanë deklaruar burime pranë forcave të Aleancës.
Top Channel