Maldini: Milan mund ta fitojë kampionatin

23/11/2010 12:45

Paolo Maldini është i kënaqur me rezultatet e Milan dhe mendon se skuadra mund ta përmirësojë nivelin e lojës.

“Mund ta përmirësojë dhe të fitojë kampionatin, edhe sepse Inter nuk është më ai i viteve të kaluara”, ka deklaruar Maldini.

Duke theksuar se sot është vetëm një tifoz i Milan, ish-kapiteni i kuqezinjve ka nënvizuar se fitorja e scudetto-s është një mundësi konkrete.

“Skuadra nuk ka arritur ende një nivel loje optimal, por sinjalet janë inkurajuese”, ka pohuar legjenda e futbollit italian.

Përsa i përket polemikave mbi Ronaldinho, i cili është bërë protagonist i mediave për shkak të jetës së natës, Maldini është shprehur: “Më duket një cështje e fryrë. Për mendimin tim ai s’ka bërë asgjë të keqe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA