
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ftuar kryeministrin Sali Berisha që të shqyrtojë ofertën e re të opozitës për zgjidhjen e ngërcit politik.
Në një letër dërguar kreut të qeverisë, Rama është shprehur se klasa politike duhet t’u kushtojë vëmendje prioriteteve, që në këtë rast janë interesat e vendit.
“Opozita është tërhequr nga kërkesa për hetimin e fletëve të votimit. Në emër të interesave të vendit, opozita ka paraqitur një ofertë të re për zgjidhjen e krizës. Ne nuk e kushtëzojmë marrëdhënien e mëtejshme me Parlamentin me fatin e fletëve të votimit”, është shprehur Rama.
Lideri i opozitës ka shtuar më tej se, me nisjen e procesit të hetimit, opozita është e gatshme të nisë dialogun për reformën zgjedhore.
Top Channel