Zv.sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës Maud de Boer Buquichio ndodhet në Shqipëri dhe është pritur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Kreu i shtetit i ka bërë një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, kurse zonja De Boer Buquichio vuri në dukje ndihmesën e Këshillit të Europës.
Në takimin me kryeministrin Berisha, ky i fundit e ka njohur me zhvillimet politike në Shqipëri. Rreth një vit më parë, një zgjidhje e mundshme e krizës politike u negociua nga një delegacion i lartë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, por pa sukses.
Kryeministri theksoi në takimin me zv/sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës se ai është në pritje të propozimeve konkrete, në rrugë institucionale, në lidhje me çështjet e ngritura nga opozita.
Në takimin me kryetarin e Partisë socialiste Edi Rama, zonja Maud de Boer Buquichio u njoh me ofertën më të fundit që opozita i ka ofruar qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, ofertë e cila iu dorezua vetë Kryeministrit nga Kryetari i opozitës.
Zoti Rama ka theksuar se kjo ofertë i është përshtatur fjalë për fjalë rezolutës së Parlamentit Europian për zgjidhjen e krizës përmes transparencës.
Top Channel