Kriza, KiE njihet me qëndrimin e palëve

23/11/2010 16:40

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës Maud de Boer Buquichio ndodhet në Shqipëri dhe është pritur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.

Kreu i shtetit i ka bërë një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, kurse zonja de Boer Buquichio  vuri në dukje ndihmesën e Këshillit të Evropës.Në takimin me kryeministrin Berisha, ky i fundit e ka njohur me zhvillimet politike në Shqipëri.

Rreth një vit më parë, një zgjidhje e mundshme e krizës politike u negociua nga një delegacion i lartë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, por pa sukses. Kryeministri theksoi në takimin me zëvendës-sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Europës se ai është në pritje të propozimeve konkrete, në rrugë institucionale, në lidhje me çështjet e ngritura nga opozita. Në takimin me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, zonja de Boer Buquichio u me ofertën më të fundit që opozita i ka ofruar qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, ofertë e cila iu dorezua vetë Kryeministrit nga Kryetari i opozitës.

Zoti Rama ka theksuar se kjo ofertë i është përshtatur fjalë për fjalë rezolutës së Parlamentit Europian për zgjidhjen e krizës përmes transparencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA