Kamboxhia, ditë zije për 345 viktimat

23/11/2010 09:05

Kamboxhia e ka shpallur të martën ditë zije kombëtare, pasi 345 persona mbetën të vrarë në një trazirë masive në kryeqytetin Phnom Penh.

Qindra persona të tjerë u plagosën, kur njerëzit u përplasën mes tyre në një ishull të vogël në ditën e fundit të Festivalit të Ujit.

Rrëmuja ndodhi në një urë, e cila sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes u mbipopullua nga turmat e njerëzve.

Kryeministri kamboxhian Hun Sen ka urdhëruar një hetim të detajuar mbi ngjarjen, të cilën e ka konsideruar si “tragjedinë më të rëndë” që prej masakrave të Khmerëve të Kuq në vitet 1970.

Kreu i qeverisë ka urdhëruar gjithashtu të gjitha ministritë që të mbajnë flamurin e vendit në gjysmështizë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta