“Gërdeci”, shtyhet seanca për të pandehurit
23/11/2010 12:20
Gjykata e Tiranës shtyu seancën për shuarjen e masës së sigurisë për tre të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit.
Seanca për Mihal Delijorgjin, Dritan Minxollin dhe Ylli Pinarin u shty pasi nuk kishte prokurë të posacme për avokatët.
Seanca për masën e sigurisë për tre të pandehurit u shty për në 25 nëntor. Ndërkohë, të pandehurit kërkojnë lirimin pasi u ka mbaruar afati i paraburgimit.
Top Channel