Fushë Krujë, aksident i rëndë rrugor, 1 i vdekur

23/11/2010 00:35

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në aksin Tiranë – Fushë Krujë.

Dy makina u përplasen me njëra-tjetrën në zonën mes fshatrave Nikel dhe Tapizë, si rezultat i shpejtësisë dhe pamjes së kufizuar siç u shprehën ekspertët e policisë.

Personi që humbi jetën ishte një punonjës i Gardës së Republikes i cili po udhëtonte në drejtim të Fushë Krujës i vetem, ndërsa në mjetin tjetër taksi udhëtonin tre persona që mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin Ushtarak ku ndodhen jashtë rrezikut.

Si rezultat i përplasjes u desh ndërhyrja e shërbimit të zjarrëfikësve për të nxjerrë viktimën i cili kishte mbetur në kabinen e makinës e cila u shkatërrua pothuajse plotësisht.

Policia ende nuk ka bërë e ditur emrin e viktimës dhe të të plagosurve.   

Top Channel