Ferguson: Lindegaard, zëvendësuesi i Van der Saar

23/11/2010 20:00

Sir Alex Ferguson pret që marrëveshja për blerjen e portierit danez Lindegaard “të mbyllet brenda dy ose tre javësh.”

Menaxheri i United kërkon të gjejë një zëvendësues të denjë për 40-vjeçarin Edwin van der Saar, i cili do të mbyllë karrierën në përfundim të këtij sezoni.

Ferguson shpreson që marrëveshja të mbyllet muajin e ardhshëm.

Portieri danez 26 vjeçar u shpreh mbi mundësinë që së shpejti të jetë pjesë e ‘Red Devils’: “Do ishte bukur nëse arrihet një marrëveshje. Kam edhe dy vite kontratë me Aalesund, por sido që të shkojë kam shumë besim në aftësitë dhe talentin tim, edhe po të vazhdoj karrierën në Danimarkë, edhe po të transferohem tek Manchester United.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA