Chavez, qeveria ndalon përdorimin e fytyrës
23/11/2010 09:20
Qeveria e Venezuelës ka ndaluar përdorimin e imazhit të presidentit Hugo Chavez për qëllime propagandistike, të paktën pa një leje të dhënë nga vetë lideri.
Përdorimi i imazhit të Chavez në ndërtesat publike është ndaluar gjithashtu nga një dekret i ri.
Sapo mbërrin në Venezuelë, vizitori përshëndetet nga një imazh i presidentit Chavez. Fytyra e tij zbukuron dhjetra mijëra stenda, postera dhe ndërtesa përgjatë vendit.
Ato janë të shoqëruara nga parulla propagandistike që pasqyrojnë reformat e realizuara nga qeveria socialiste.
Top Channel