Bush: Nuk jemi dinasti politike

23/11/2010 03:05

“Ne nuk jemi një dinasti politike”. Kështu e kanë nisur fjalën e tyre të ftuar në një emision të CNN ish-çifti presidencial, Barbara George H.W Bush (I madhi).

George H.W Bush tha se djali tjetër i tij, Jeb Bush do të ishte një president i shkëlqyer, por shtoi se ai, që ka qenë edhe guvernator i Floridas nuk ka ndërmend të kandidojë për Zyrën Ovale në zgjedhjet e 2012.

Në një intervistë që zgjati për rreth 60 minuta çifti Bush foli me krenari për familjen e tyre, por nuk pranuan që të quhen një familje dinastike në politkën amerikane edhe pse janë njëra nga dy familjet që kanë nxjerrë dy presidentë.

Që të dy, George H.W dhe Barbara Bush u shprehën në favor të ish-guvernatorit të Masaçusetsit, Mitt Romney si kandidatura më e mirë në zgjedhjet e 2012 kundër presidentit Barack Obama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta