Berisha: Ofertat i pres në rrugë zyrtare
23/11/2010 14:10
Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur letrës së kreut të opozitës, Edi Rama për ofertën e fundit të PS, duke theksuar se e pret atë vetëm në rrugë institucionale.
Berisha ka përsëritur qendrimin e tij se kërkesat për hetimin e zgjedhjeve nuk duhet të bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.
“I pres në rrugë institucionale të gjitha propozimet e bëra nga opozita. Cdo propozim i opozitës do të trajtohet me seriozitet, në përputhje me Kushtetutën”, ka deklaruar Berisha.
Më tej kreu i qeverisë i ka bërë thirrje PS-së që të hartojë amendamentet e Kodit Zgjedhor në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.
Top Channel