Benitez: Inter, i bashkuar

23/11/2010 15:05

Trajneri i Interit ka deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme Inter-Twente, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, se ekipi zikaltër është i bashkuar në këtë moment të vështirë.

“Inter është i bashkuar dhe ka dëshirë për fitore”, u shpreh Benitez.

“Ndeshja e nesërme është ndryshe nga ndeshjet e kampionatit sepse nëse fitojmë do të kualifikohemi për fazën tjetër të Ligës së Kampioneve”, vazhdoi më tej spanjolli.

“Shpresoj që nesër të nisim një seri të gjatë fitoresh. Është e qartë se një fitore ndaj hollandezëve do të ndryshonte mentalitetin dhe klimën në ambjentin zikaltër”, nënvizoi Benitez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA