Zaranika kërcënon Elbasanin

22/11/2010 21:05

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje serioze në qarkun e Elbasanit, duke rrezikuar jetët e banorëve.

Sipas pushtetit lokal, për parandalimin e ndonjë tragjedie janë marrë masa, por situata nuk është 100 për qind e sigurtë.

“Po marrim masa, kemi biseduar me policinë. Pa ndalimin e ujit s’bëhet dot gjë tjetër”, ka deklaruar Shefqet Deliallisi, prefekt i Elbasanit.

Ndërkohë, banorët shprehin shqetësimin dhe denoncojnë mungesën e dorës së shtetit në zonat e tyre. “Ne kemi frikë. Vit për vit dalim këtu, por si tani nuk ka ndodhur”, thotë një prej tyre.

“Ka një vit e gjysmë që është këtu dhe s’është interesuar as pushteti qendror e as ai vendor”, shprehet një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA