Xhaferraj: Më shumë vizitorë se popullsia

22/11/2010 20:10

Standartet e turizmit shqiptar janë diskutuar në një seminar në kryeqytet, mes Ministrisë së Turizmit, agjencive turistike dhe operatorëve vendas e të huaj.

Ministri shqiptar i Turizmit, Ferdinand Xhaferraj tha se këtë vit do të shënohen më shumë vizitorë sesa popullsia e vendit.

“Aktualisht turizmi ka rritur peshën në ekonomi dhe kemi një rritje pozitive të ecurisë së tregut të turizmit në vend. 2010-a mund të konsiderohet si viti i parë kur numri i vizitorëve kalon atë të popullsisë”, ka deklaruar Xhaferraj.

Ndërsa drejtori i misionit të USAID-it në Shqipëri, Joseph Williams deklaroi se Shqipëria duhet të përmirësojë vec infrastrukturës rrugore edhe cilësinë e shërbimit.

“Ne e dime që Shqipëria është një vend ku sektori i turizmit është kthyer në një sektor kyc. Por ka nevojë për ndryshime në infrastrukturë dhe jo vetëm në atë rrugore por edhe në shërbimin turistik”, është shprehur Williams.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB