Wikileaks: Së shpejti mega-dokumenta

22/11/2010 14:15

Wikileaks, përmes Twitter, njofton publikimin e dokumentave të reja tepër të rëndësishme.

Në profilin në rrjetin social shkruhet: “Dokumentat do të jenë 7 herë më të rëndësishme se sa ato për luftën në Irak”.

Ky është reagimi i parë nga Wikileaks që prej nxjerrjes së urdhër arrestit nga gjykata në Stokholm për kreun Julian Assange, i cili akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual.

Wikileaks publikoi dokumenta për luftën në Irak dhe Afganistan që patën një impakt tepër të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA