Vrasja në Tiranë, identifikohen autorët

22/11/2010 11:30

Policia e Tiranës identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar për vrasjen e një shtetasi një ditë më parë në kryeqytet.

Sipas informacioneve të fundit të dyshuar për vrasjen e 40-vjecarit Mirash Prekës janë vëllezërit Arben dhe Alfred Gjergji.

Dy vëllëzerit dyshohet se vranë Prekën në shenjë hakmarrje, për një vrasje të kryer në Greqi nga viktima.

Mirash Preka u ekzekutua rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, pak metra, larg burgut 313. Trupi i tij u gjet nga kalimtarët në afërsi të automjetit të tij.

Viktima me origjinë nga Kukësi, kishte disa vite që banonte me qira në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA