Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Të paktën 339 persona kanë mbetur të vrarë në një rrëmujë masive gjatë një festivali që po zhvillohej në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh.
Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në një ishull të vogël për ditën e fundit të Festivalit të Ujit, një nga evenimentet kryesore të vitit në Kamboxhia.
Rrëmuja shpërtheu në një urë, e cila sipas dëshmitarëve nga vendngjarja u mbipopullua. Sipas të njëjtave burime, qindra persona të tjerë u plagosën nga përplasja.
Kryeministri kamboxhian Hun Sen e cilësoi ngjarjen si “tragjedia më e madhe” që ka goditur Kamboxhian që prej kohës së vrasjeve masive të kryera nga regjimi i Khmerëve të Kuq në vitet 1970. Ai ka shtuar se ka urdhëruar kryerjen e një hetimi të detajuar të ngjarjes.
Top Channel