Trafiku, Basha: Faji i bashkisë
22/11/2010 19:55
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka bërë përgjegjëse bashkinë për trafikun e rënduar që u krijua në kryeqytet pas reshjeve të shiut.
“Shkaqet e kaosit janë të qarta për këdo, hapja e punimeve pa siguruar qarkullimin dhe lënia pas dore e sinjalistikës”, ka deklaruar Basha.
Ministri ka bërë të ditur se nga ana e Policisë së Shtetit angazhimi ka qenë maksimal, pasi janë vënë në lëvizje rreth 700 efektivë.
“Kemi pasur 500 efektiva të policisë rrugore, janë mobilizuar 100 forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe rreth 100 forca të policisë së autostradës. Deklarata e Ramës është ajo e një të dështuari për të mbuluar dështimet dhe fajet e veta”, ka shtuar Basha.
Top Channel