Tiranë, sekuestrohen 43 kg drogë, 6 në pranga
22/11/2010 10:35
Policia e Tiranës sekuestroi një sasi prej 43 kilogramësh marihuanë, ndërsa vuri në pranga 6 persona.
Sipas informacioneve të fundit, operacioni i policisë u zhvillua në orët e para të mëngjesit pas disa muaj hetimesh.
Mësohet se një person është shpallur në kërkim, ndërsa emrat e gjashtë të arrestuarve, që janë shpërndarësit e drogës, nuk janë bërë ende të ditur.
Top Channel