Shënon Bogdani, por nuk mjafton

22/11/2010 11:05

Kjo duket se ka qenë fundjava e golave të shumtë shqiptarë në kampionatet e huaja, ku ata aktivizohen me klubet e tyre përkatëse. Pas katër golave të Hamdi Salihit me Rapidin e Vjenës dhe atyre të Edgar Canit me Modenën në Serinë B apo të Xhihanit në kampionatit ukrainas, (të gjithë të shtunën), të dielën vjen edhe një tjetër gol shqiptar në Serinë A.

Erion Bogdani ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm në ndeshjen Çezena–Palermo 1-2. Shqiptari ka realizuar në minutën e 24’, duke barazuar shifrat në 1-1.

Më parë Iliçiç kishte kaluar në avantazh Palermon në minutën e 11’. Goli i Bogdanit nuk ka mjaftuar për Çezenën, që të marrë një pikë të vlefshme në shtëpinë e saj, pasi Mikoli ka shënuar në minutën e 51, duke i dhënë fitoren Palermos. Kjo humbje e ka zhytur Çezenën në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit në Serinë A, në kuotën e 11 pikëve pas 13 ndeshjeve të fazës së parë, vetë dy më pak se sa ekipi i Barit, i cili pozicionohet i fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA