Rummenigge: Schweinsteiger do të qendrojë

22/11/2010 15:00

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Rummenigge ka përgënjeshtruar teknikun Van Gaal duke garantuar se klubi nuk ka ndërmend të lërë Bastian Schweinsteiger përpara skadencës së kontratës në 2012.

“Duam që ta zgjasim sa më shumë lidhjen me Bastian. Ky është objektivi mbi të cilin po punojmë. Por nëse nuk ia dalim, ai do të qëndrojë me Bajernin deri në 30 qershor 2012”, tha Rummenigge.

Van Gaal kishte deklaruar se nëse futbollisti nuk do të zgjaste kontratën, mund të ikte nga klubi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA