Reshjet, përmbytje dhe trafik në Durrës

22/11/2010 22:45

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë anomali  në trafik edhe në qytetin e Durrësit. Shumë prej rrugëve janë përmbytur nga uji , duke bërë të nevojshme dhe izolimin e përkohshëm të kateve të para të pallateve.

Era e fortë ka rrëzuar edhe pemë duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve. Devijimi në kohë prej shoferit të një furgoni që transportonte udhëtarë i shpëtoi një tragjedie.

Ndërkaq në këtë qytet dhe në zonat periferike të tij ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Pa energji ka ngelur edhe porti i Durrësit që ka penguar proçesin e punës sidomos për anijet tregëtare.

Anijet në kalata dhe në radë kanë marrë masa paraprake për t’u përballur me motin e keq, ndërsa bëhet e ditur se në det të hapur nuk ka pasur probleme në lundrimin e trageteve dhe anijeve të tonazhit të rëndë dhe të mesëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA