Reshjet, ndërpritet energjia në disa zona

22/11/2010 21:30

Për shkak të motit shumë të keq, disa zona të vendit, kryesisht pjesët rurale që furnizohen me linja ajrore, kanë probleme të furnizimit me energjinë elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë “CEZ”, që ka sqaruar se këto linja ajrore tejet të amortizuara, në kushte të tilla atmosferike shkaktojnë ndërprerje të energjisë.

Sipas “CEZ”, për momentin situata në pjesën më të madhe të qyteteve është normale, pasi rrjetet janë më tepër kabllore dhe gjatë këtyre viteve i është kushtuar më shumë vëmendje mirëmbajtjes së tyre.

“Për momentin ka probleme të furnizimit me energji elektrike në fshatrat e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Burrelit, Peshkopisë, Bulqizës, Fierit, Vlorës, si dhe në disa zona rurale në juglindje”, bën të ditur CEZ përmes një komunikate.

Dokumenti në fjalë saktëson se, në Tiranë ka probleme në zonën rreth shkollës “Petro Nini” dhe në një pjesë të zonës së Kinostudios.

“Për këto defekte punonjësit tanë janë duke punuar dhe energjia elektrike pritet të kthehet së shpejti”, theksohet më tej në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA