Raporti i BE, Bregu në Komisionin e Integrimit

22/11/2010 12:00

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu flet në komisionin parlamentar të Integrimit për raportin analitik të Bashkimit Evropian për vitin 2010.

Ministrja theksoi se Komisioni Evropian kërkon funksionimin e kuvendit mbi dialogun politik.

Në fjalën e saj ministrja vuri theksin në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe kryerjen e procedurave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Kryetarja e komisionit, deputetja socialiste Ermelinda Meksi u shpreh se ministrja Bregu e lexoi në mënyrë të njëanshme raportin e BE-së.

“Shqipëria nuk përmbushi standardet, ndaj e humbi statusin e vendit kandidat.Institucionet e ligjit në vend po punojnë pa koordinim dhe në mungesë të pavarësisë”, tha Meksi.

Sipas saj, qeverisë i mungon vizioni për të rregulluar gabimet e vëna në dukje nga BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA