Radhë dhe kaos për pasaporta

22/11/2010 15:00

Pagesa prej 15 mijë lekësh për marrjen e një pasaporte me procedure të përshpejtuar nuk e ka zgjidhur problemin, por ka shtuar me shumë radhët, me dhjetëra dhe qindra qytetarë, shpesh edhe me femijë të vegjël, vuajnë për ore të tëra në radha, ndërkohë që fluksin duhet ta perballojnë vetëm tre pika ne të gjithë Tiranën me nga vetem një punonjese.

Per pasaporten biometrike me procedure te pershpejtuar aplikohet vetem ne minibashkine 3, 4 dhe 10 per te gjithe vendin, nderkohe qe ne dispozicion te tyre kompania Sazhem ka  lene vetem nje punonjese, e cila e ka te pamundur ta perballoje fluksin.

Si ne cdo radhe te gjate dhe te pashmangshme qytetaret qe aplikojne ankohen duke u shprehur te bindur se radha shpesh nuk respektohet, pasi edhe ne keto pika funksionon procedura me sekser me leke nen dore.

Por mes atyre qe presin te aplikojne, gjen edhe nga ata qe e kane kaluar kete proces prej disa dites por nuk kane marre ende ne dore pasaporten, ndonese kane paguar qe ajo tu mundesohet brenda tre diteve.

Qytetaret kerkojne qe qeveria ne bashkepunim me firmen e prodhimit, te mundesoje edhe pika te tjera aplikimi per pasaporten biometrike ne menyre te pershpejtuar, te pakten perkohesisht deri ne renien e fluksit.

Pas kësaj situate Ministria e Brendshme është shprehur se duke nisur nga ditët e ardhshme shërbimi i prodhimit të përshpejtuar të pasaportës biometrike do të ofrohet nga “Sazhem” edhe në qytetet Shkodër, duke nisur nga dita e martë, në Vlorë duke nisur nga e mërkura, në Elbasan nga dita e enjte dhe në Durrës duke nsiur nga dita e premte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA