PS: Meta nuk deklaroi vilat

22/11/2010 15:50

Pavarësisht konferencës për shtyp të dy ditëve më parë ku i dha përgjigje edhe disa prej akuzave të Partise Socialiste Ilir Meta, është vënë sërish në shënjestrën e selisë rozë.

Sipas deputetit Taulant Balla, zëvendëskryeministri Meta nuk ka deklaruar as vilen ne Gjirin e Lalzit dhe as apartamentin qe disponon ne zonen e bllokut ne kryeqytet.

“E para si ka mundesi që një njeri si Ilir Meta i cili në karrierën e tij nuk është marrë me biznes por vetëm me politikë të jetë në gjendje të blejë e të ketë në pronësi prona të tilla që vleresohen në miliona euro? Sikur ky njeri të mos ketë shpenzuar as edhe një qindarkë nga paratë e fituara nga rroga si politikan, këto para nuk do të dilnin as sa për të paguar gjysmën e apartamentit në Bllok. Dhe e dyta, si ka mundësi që mëkëmbësi i kryeministrit të qeverisë së votave të vjedhura nuk bën as minimumin për të qenë transparent, por të dyja këto prona qëllimisht nuk i deklaron pranë ILDKP”, tha Balla.

Deputeti Balla theksoi se kryetari i LSI Meta duhet te beje transparence mbi pasurine qe disponon ne te kundert sipas tij konfirmohen zerat se ai ka bere shpeshhere biznes me politiken.

Top Channel