Protestat e opozitës nisin nga Elbasani

22/11/2010 12:50

Me 26 nentor, ne qytetin e Elbasanit, Opozita e Bashkuar do te rinise turin e protestave masive.

Sipas kryetarit të Partise per Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela nga Elbasani do të nisë beteja per demokracine dhe voten e lire.

Per zotin Ngjela ky eshte momenti kur i gjithe populli duhet te ngrihet per t’i dhene fund kesaj qeverie sipas tij tiranike.

“E lajmëroj edhe njëherë opinionin publik, të gjithë atyre që iu janë shkelur të drejtat, gjithcka që ju është grabitur do të zgjidhet në këtë diapazon”, tha Ngjela.

Ky aksion i ri politik tha zoti Ngjela eshte menyra e vetme per t’i dhene zgjidhje krizes aq me teper kur mbi tryezen e kryeministrit gjendet edhe oferta e re e opozites e cila nuk po merr nje pergjigje.

“Eshte paraqitur një kërkesë për kompromis me formulën që ka pranuar dhe ka kërkuar kryeministri aktual. Ai hesht sepse në kuti janë provat e manipulimit të zgjedhjeve”, tha Ngjela.

 

Top Channel