Pasaportat, dyfishohen kërkesat në rrethe

22/11/2010 15:10

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm fluksi i personave që kërkojnë të aplikojnë për pasaportat biometrike.

Shkodër

Pas shpërndarjes së kuponave në zyrat e postës, në qytetin e Shkodres verehen radhe te gjata te qytetareve qe kerkojne te pajisen me pasaporte biometrike. Radhet zgjasin nga mengjesi deri ne oret e vona te pasdites. Por pervec radhëve te gjata probleme hasen nga qytetaret te cilet ka prej atyre qe kane me shume se nje muaj qe nuk u ka dale pasaporta biometrike apo probeme me karten e identitetit.

Durrës

Kushtet atmosferike jane kthyer ne nje problem me vete per te gjithe qytetaret qe aplikojne per t’u pajisur me pasaportat biometrike ne Durres. Shume prej tyre duhet te qendrojne me ore te tera ne radhe dhe nen shi, pasi mungojne sallat e pritjes, nderkohe qe edhe sistemi i aplikimit online nuk punon. Nderkohe punonjesit e zyrave te aplikimit thone se pas vendimit per heqjen e vizave eshte dyfishuar numri aplikuesve.

Elbasan

Vetem ne 7 javet e fundit prane sporteleve te postes ne Elbasan jane blere 20 mije kupona per pasaportat dhe 10 mije kupona per kartat e identitetit. Qytetaret shprehen se per te aplikuar jane te detyruar qe te presin me ore te tera, ndonese paraqiten prane zyrave qe ne oret e para te mengjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA