Korcë, vidhet banesa e një biznesmeni

22/11/2010 09:10

Vidhet gjatë natës banesa e një biznesmeni në Drenovë të Korcës. Sipas informacioneve të fundit,  grabitësit kanë hyrë nga catia në shtëpinë e Artan Hysollit dhe kanë grabitur 30 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave të policisë, në shtëpi nuk kishte asnjë prej banorëve sepse familja ndodhej në një festë.

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që blutë e Korcës kanë nisur kërkimet.

Top Channel