Irak, vriten dy vëllezër të krishterë

22/11/2010 17:20

Dy vëllezër të krishterë janë vrarë nga persona të armatosur në Mosul, në veri të Irakut, në një sulm tjetër kundër komunitetit të krishter të vendit.

Dy vëllezërit siro-katolikë janë vrarë në dyqanin e tyre, në një zonë të industrializuar të qytetit, pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Ata janë Wahad Hanna dhe vëllai i tij Saad, përkatësisht 40 dhe 43 vjec, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Komuniteti i krishter në Irak është sulmuar ashpër në javët e fundit, si pjesë e një vale të re aktesh dhune.

Ndaj këtyre ngjarjeve ka reaguar komuniteti ndërkombëtar, që ka kërkuar heqjen dorë nga të tilla sulme dhe garanci për mbrojtjen e të krishterëve.

Top Channel