I biri i Suu Kyi merr vizën për në Birmani

22/11/2010 17:05

Djali i vogël i lideres pro-demokratike të Birmanisë, Aung San Suu Kyi ka siguruar një vizë për të vizituar të ëmën, pas lirimit të saj nga arresti i shtëpisë.

Kim Aris, 33 vjec, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, udhëtoi për në Tajlandë para se mamaja e tij të lirohej më 13 nëntor.

Liderja 65-vjecare e opozitës e ka kaluar në gjëndje burgimi pjesën dërrmuese të 21 viteve të fundit për shkak të regjimit ushtarak.

Ajo nuk e sheh Kim dhe djalin tjetër Alexander prej më shumë se 10 vjetësh, ndërkohë që me nipërit e saj ajo nuk është takuar kurrë.

Avokati i Suu Kyi tha për BBC se Kim Aris ka marrë vizën për të hyrë në Birmani dhe se pritet të mbërrijë në Rangun mëngjesin e së martë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA