Gjermani, asnjë bombë në shkollën e Jenas
22/11/2010 13:25
Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në shkollën e Jenas, në Gjermani, e evakuuar për shkak të një alarmi për bombë.
Lajmin e ka bërë të ditur tabliodi gjerman B.Z. Sipas informacionit, një person kishte kërcënuar këtë mëngjes, me një telefonatë anonime në polici, se do të hidhte në erë shkollën.
Në atë moment, në ndërtesë ishin rreth 550 studentë.
Top Channel