Elbasan, vdes nga korenti 40 vjeçari

22/11/2010 22:25

Një 40 vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Elbasanit pas rënies në kontakt me një kabëll elektrik të tensionit të lartë që kishte rënë në rrugë.

Viktima është Gazmend Ahmeti i cili ka tentuar të largojë nga rruga kabllin elektrik. Por sapo ka rënë në kontak me kabllin e tensionit të lartë, Ahmeti ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet njoftojnë se kablli i tensionit të lartë kishte rënë në rrugë si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA