Ekspertët: Rrezik nga kriza e ushqimeve

22/11/2010 15:30

Ekspertët thonë se sinjalet që po jep tregu ndërkombëtar i ushqimeve, duhet të shërbejnë si paralajmërim për qeverinë shqiptare dhe për të riparë politikat e saj buxhetore.

”Ne importojme 10 here me shume se sa eksportojme ne nivelin e produkteve bujqësore. Politika nuk duhet ta shohë në mënyrë mikroskopike buxhetin për bujqësinë”, thotë eksperti i Bujqësisë, Ismail Beka.

Bujqësia shqiptare prej vitesh në gjendje të vështirë do të marrë nga buxheti vitin e ardhshëm vetëm 6.8 miliardë lekë ose 0.5 për qind e Produktit të Brendshëm Kombëtar. Në këto kushte Shqipëria nuk mund t’u përgjigjet krizave që vijnë nga jashtë.

Ismail Beka thotë se vec mbështetjes më të madhe financiare, qeveria duhet paralelisht të disiplinojë tregun ushqimor në vend për të mbrojtur konsumatorët nga një krizë e paralajmëruar cmimesh.

Për gjashtë muaj me radhë cmimet e produkteve bazë ushqimore si drithërat vaji dhe sheqeri kanë njohur vetëm rritje. Në tregun e brendshëm dy vitet e fundit inflacioni i ushqimeve ka qenë dukshëm më i lartë nga produktet e tjera. Vetëm dy ditë më parë Organizata Botërore e Ushqimit parlajmëroi se bota rrezikon një tjetër krizë cmimesh të ngjashme me atë të vitit 2008, nëse prodhimi i vitit të ardhshëm nuk do të rritet fort. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA