Berisha: Luftë ndaj korrupsionit

22/11/2010 16:45

Kryeministri Sali Berisha deklaron se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha të një shoqërie, ndaj ky fenomen duhet luftuar me vullnet të hekurt.

Duke folur në një konferencë kundër korrupsionit në Shqipëri, kryeministri theksoi se askush nuk ka imunitet nga ky problem madhor, por qeveria e drejtuar prej tij ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta luftuar.

“Korrupsioni do të luftohet me sukses, nëse askush nuk ka imunitet ndaj tij. Qeveria shqiptare premtoi se luftën ndaj korrupsionit do ta nisë nga vetja”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit, premtimi i kahershëm ka qenë qeverisje me duar të pastra dhe se transparenca është bërë dhe do të bëhet në cdo qelizë të institucioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA