Ancelotti: Nuk largohem nga Chelsea

22/11/2010 16:15

Trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti, përgënjeshtron faktin se ka menduar për tu larguar nga Chelsea.

Në prag të sfidës kundër Zilinës në Ligën e Kampioneve, Ancelotti theksoi: “Të gjithë zërat e ditëve të fundit janë krejtësisht të pavërteta. Kam një kontratë deri në 2012 dhe dua të qëndroj në Angli. Kam besim të plotë tek lojtarët e mi.”

Dje dolën zëra se trajneri italian po mendonte largimin për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e lartë të klubit londinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA