Ambientalistet: Rrezikojmë të kthehemi në kosh plehrash

22/11/2010 16:25

Në projektligjin e fundit për ndryshimin e tarifave doganore,  për një numër të madh mbetjesh që do të importohen nga jashtë tarifa doganore është bërë zero.

Ekspertet e Ministrisë së Mjedisit nuk kanë pranuar të sqarojnë zyrtarisht motivet e këtij ndryshimi që sipas ambientalisteve mund t’i hape rrugë shumë abuzimeve.

“Kjo punë nuk duhet të ndodhë në Shqipëri sepse është e parakohshme. Ne sot nuk kemi pse të ulim tarifat për importin e mbetjeve”, thonë ambientalistët.

Këta ekspertë e kane cilësuar të rrezikshem dhe të parakohshëm vendimin  per te cuar ne zero tarifen doganore te disa lloje mbejtjeve nje pjese e te cilave edhe te rrezikshme sic eshte asbesti dhe mbeturinat klinike.

“Ka disa elemente qe cojne drejt rrezikshmerise se mbetjeve. Brenda mbeturinave klinike ka mbetje te rrezikshme, qe nuk do te sillen si te tilla ne Shqiperi, por si pjesë e mbetjeve të lejuara apo të fshehura”, thobë ambientalistët.

Ne projektligjin e fundit te Ministrise se Financave jane disa kode doganore, ku lloji i mbetjes eshte ‘te tjera’, cka le hapesire per abuzime. A kane mundesite dhe logjistiken zyrat doganore per te kontrrolluar mbetjet qe do te hyne ne Shqiperi?

“Ka nje ndjesi popullore qe doganat nuk jane te afte per kete pune, sepse nuk kane kapacitetet qe doganat tona nuk jane te afat per t’u bere keto pune”, shpjegojnë ekspertët.

Ne listen e mbetjeve te rrezikshme perjashtohet importi i mbetjeve te rrezikshme si substanca organike te halogjenizuara, mbetje te tjera klinike, llumra te ujrave te zeza te patrajtuara ne kete liste ato lejon te importohen me nje tarife doganore zero. Ekspertet e mjedisit kerkojne qe te behet transparence eshte per sasine e importit te ketyre mbetjeve, pasi ata ngrejne hipoteza qe i gjithe ky legjislacion mund te lejoje qe Shqiperia te kthehet ne nje vend importi mbetjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA