Ahmadinejad nxjerr makinën në ankand

22/11/2010 14:45

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad do të nxjerrë makinën e tij në ankand dhe shuma e përfituar do të përdoret për të financuar një projekt për strehimin e popullsisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mirëqenies dhe Sigurisë Sociale, Mashuli.

“Me një aksion bamirës Ahmadinejad ka ofruar në ankand ‘Peugeot’-in e tij gjatë një mbledhjeje të donatorëve të projektit Mehr”, ka shpjeguar Mashuli duke shtuar se “ankandi do të jetë ndërkombëtar dhe çmimi i nisjes do të bëhet shpejt i ditur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA