
Enti Rregullator i Energjisë ka edhe dy javë afat për të vendosur nivelin e ri të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2011.
Të tria kompanitë, KESH, OSSH dhe OST propozojnë rritje të çmimit, duke dhënë argumente të ndryshme, që lidhen kryesisht me shpenzimet e larta.
Ndikimin më të madh në ndryshimin e tarifës pritet ta japë oferta e KESH dhe OSSH, pasi të dyja pretendojnë rritje të çmimi në nivele të konsiderueshme, me qëllim arritjen e objektivave financiare.
Borxhet janë shkaqet kryesore që nxisin kompanitë të japin një ofertë të kripur për konsumatorin shqiptar, konkretisht 3-5 lekë/kilovati nga KESH dhe mbi 10 lekë/kilovati nga CEZ.
Drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo, tregon për “Shqip” situatën financiare ku ndodhet aktualisht kompania, që edhe pse me ritme të larta eksportesh dhe të ardhurash, duket se nuk i ka likuiduar të gjitha detyrimet.
Top Channel