NATO, Berisha: Pro konceptit të ri strategjik

20/11/2010 09:35

Kryeministri i vendit Sali Berisha, në fjalën e tij në samitin e NATO-s në Lisbonë, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj konceptit të ri strategjik të Aleancës.

Kreu i qeverisë është shprehur pro reformimit të mëtejshëm të NATO-s dhe ka dhënë garancinë e tij për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Edhe gjatë këtij viti, Shqipëria ka ridimensionuar, në propocion me mundësinë, kontributin në Afganistan dhe po punon për ta rritur edhe më tej atë. Jemi të vendosur të reformojmë dhe konsolidojmë forcat tona të armatosura për t’iu përgjigjur dhe marrë pjesë në misionet e NATO-s, kudo që ajo të ketë nevojë”, ka deklaruar Berisha.

Më tej kryeministri ka vlerësuar rolin vendimtar të NATO-s në ndalimin e genocidit dhe vendosjen e paqes në Ballkan, si dhe ka theksuar se mbështet zgjerimin e tij me vende të tjera të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA