Meta: Rama, zgjedhë antieuropiane në PS

20/11/2010 13:35

Ministri i Energjitikës Ilir Meta akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se e ka cuar forcën politike në një zgjedhe antieuropiane, ndaj janë të shumtë socialistët që kanë vendosur ta refuzojnë.

Duke vlerësuar kontributet e PS në procesin integrues të vendit, Meta theksoi se Rama duhet të kërkojë ndjesë për kërkesën e vazhdueshme për hetimin e fletëve të votimit, prej së cilës hoqi dorë pak ditë më parë.Sipas Metës, qëllimi i Ramës ka qenë dëmtimi i imazhit të vendit.

“Cdo shqiptar mund t’i beje nje pyetje Rames, se përse u tërhoq tani nga kërkesa për hetimin e fletëve të votimit, kur këtë gjë mund ta kishte bërë që në shtator të vitit 2009?”, tha Meta.

Duke folur për dikasterin që drejton, Meta theksoi se prioritet do të jetë nxitja dhe përshpejtimi i investimeve të huaja direkte permes progresit te vazhdueshem te reformes rregullatore dhe permiresimi i klimës për biznesin dhe permes funksionimit te agjencise së re per zhvillimin e investimeve.

Po ashtu Meta theksoi se prioritet për vitin e ardhshëm është nisja e investimit per HEC-et mbi Drin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA