Ish-ushtarakët, qeveria kundër Kushtetueses

20/11/2010 08:15

Qeveria hedh poshtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 maj 2010 për pensionet suplementare të ushtarakëve.

Treshja dominuese e Partisë Demokratike, Berisha-Topalli-Bode, kanë bërë rillogaritje të reja për pensionet suplementare të ushtarakëve, duke iu kundërvënë edhe gjykimit të Gjykatës Kushtetuese pesë muaj më parë.

Në relacionin e hartuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, vendimi nr. 33 i datës 26.04.2010 i Gjykatës Kushtetuese, konsiderohet nga qeveria si një vendim që ka sjellë “pasoja anormale”.

Drafti është miratuar në Këshillin e Ministrave më datë 10 nëntor 2010 dhe mban firmën e Kryeministrit Sali Berisha.

Përpos kësaj, edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka protokolluar më datë 17 nëntor për ta dërguar direkt këtë projektligj në diskutim në komisionet parlamentare dhe më pas për miratim në Parlament.

Kushtetuesja e shfuqizoi vendimin e qeverisë në maj 2010 si antikushtetues, ndërkohë që qeveria e rikthen sërish atë në qendër të vëmendjes në një model më të moderuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA